Connect with us

Kosova

Në valixhe krizën, në shpinë Veriun/ Kurti dhe zona e hirtë që kërcënon Kosovën

‘Vetëm një takim i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç do të kryente punë.’ Ky ishte qëndrimi i emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, në takimin e fundit që ka pasur në Bruksel me zv.kryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përpjekjes për të finalizuar planin e sekuencimit BE-ja i është rikthyer pas pushimeve të verës. Më 14 shtator drejt Brukselit do të udhëtojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me krizën në veri dhe masat e BE-së mbi shpinë.

Por, a do të sjell një marrëveshje ky takim i nivelit të lartë, dhe çfarë ndodh nëse Kosova kushtëzohet që të bëj hapin e pare, të themelojë Asociacionin?

Lidhur me këtë, ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Hardinaj-Stublla ka thënë se shkuarja e Kosovës në një takim të tillë pa e negociuar fillimisht heqjen e sanksioneve nga BE-ja, do të ketë një përfundim humbës për Kosovën pa prapakthim.

Ajo u shpreh se takimi do të kishte kuptim vetëm kur Kosova dhe Serbia do të uleshin në tavolinë si dy palë të barabarta, meqë ekziston rreziku që Kosova të kushtëzohet me fillimin e implementimit të marrëveshjes së Ohrit për t’i hequr vetes sanksionet.

Sipas ish-kryediplomates, Kosova fillimisht do të duhej të merrej me vetveten përpara se të ulej në tavolinë me Serbinë, se Serbia ka qëllim afatgjatë që Kosova të mbetet e sanksionuar dhe të mbetet në atë që ajo e quajti “zonë të hirtë”

 

 

Advertisement