Connect with us

Kosova

Në veri të Kosovës, Serbia ka futur banda te armatosura

Rada Trajkoviç, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe ish deputete në kuvendin e Kosovës, tha se Veriu po bëhet një zonë me rrezik të frikshëm dhe theksoi se KFOR-i nuk do të merret me punën e policisë dhe se mbi urën e Mitrovicës ka banda te armatosura serbe.

E pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Prishtina vendos për të dërguar policinë atje, Trajkoviç vlerësoi se atëherë do të ishte problem i madh për të gjithë ata.

Trajkoviç deklaroi gjithashtu se ka zëra që përveç grupeve të armatosura janë parë edhe anëtarë të grupit ‘Wagner’, por që sipas saj, kjo nuk duket e besueshme, pasi ata janë mercenarë që aktualisht luftojnë për rusët në Ukrainë dhe paguhen nga manjatë ruse.

Rada Traikoviç gjithashtu u shpreh e hapur ndaj ofertës së Albin Kurtit për të hyrë në kuvendin e Kosovës, por me kusht që Prishtina të garantojë dhe respektojë plotësisht dhe pa rezerva të drejtat kushtetuese të komunitetit serb.

Në zgjedhjet e fundit, Lista serbe doli me 20 kandidatë, disa prej të cilëve mund të zëvendësojnë deputetët që dhanë dorëheqje.

Advertisement