Connect with us

Lifestyle

Nën akullin e Groenlandës gjendet një… lumë prej 1 000 kilometrash!

/ATSH-ANSA/ – Nën akullin e Grenlandës gjendet një lumë më shumë se 1 000 kilometra i gjatë, sipas studiuesve nga universiteti i Hokkaidos dhe Oslos.

Gjetjet e studimit, u botuan në revistën ”Cryosphere” dhe mund të ndihmojnë në përmirësimin e parashikimeve për shkrirjen e akullit në të ardhmen në përgjigje të ndryshimeve klimatike.

Lugina nën akullnajë, e cila shtrihet nga ”zemra” e Groenlandës në degëzimin ”Petermann” përgjatë bregdetit verior të ishullit,  u pikas nga radarët.

Disa modele matematikore u përdorën për të mbushur boshllëqet në të dhënat e studimit dhe sipas rezultateve të para lugina dukej e segmentuar.

“Rezultatet janë në përputhje me praninë e një lumi të gjatë nën akullnajë, por mbeten shumë paqartësi”, shpjegon studiuesi Christopher Chamber.

”Për shembull, ne nuk e dimë se sa ujë mund të derdhet në luginë dhe nëse derdhet në det apo ngrihet ose nëse shpëton në ecën përgjatë luginës”, shtoi ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *