Politike
Nën hetim nga prokurorët për fshehje pasurie, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së sigurisë së detyrimit me paraqitje.
Beqaj paraqitet në SPAK ndërkohë që ndaj tij ka nisur një hetim i gjerë pasuror në dyshime me abuzimet në agjencinë shtetërore Saspak.