Connect with us

Aktualitet

Nëna denoncon zhdukjen e djalit 16 vjeç, asnjë gjurmë që prej qershorit

Një nënë 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Lajmin e ka bërë të ditur policia e pytetit të Elbasinit, e cila po ndjek dhe pistat e zhdukjes së adoleshentit. Bëhet me dije se i riu rezulton i zhdukur që prej muajit qershor.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement