Connect with us

Bota

Nëna po bënte foto dhe këndonte, 3-vjeçari mbytet në pishinë

Një nënë dyshohet se për shkak të neglizhencës, ka lënë djalin e saj 3-vjeçar të mbytej në një pishinë në një park ujor.

Anthony Leo Malave 3-vjeçar, djali i Jessica Weaver u gjet në një pjesë të thellë të një pishine në Parkun Ujor Camp Cohen në Teksas. Djali u nxor nga pishina dhe vdiq në një spital të nesërmen.

Një dëshmitare tha se Jessica Weaver, 35 vjeçe, qëndronte gjatë gjithë kohës në telefon dhe nuk ngrinte kokën fare për të parë të birin.

Një tjetër dëshmitar tha se Weaver gjysmë e veshur bënte fotografi gjatë gjithë kohës dhe nuk ishte e interesuar për djalin e saj.

Ajo po këndonte gjatë gjithë kohës dhe qëndronte e shtrirë duke parë telefonin, përafërsisht shtatë minuta para se fëmija të nxirrej nga uji, sipas një dëshmitari tjetër.

Një dëshmitar tregon se nëna inkurajonte djalin e saj të hynte në pishinë duke bërë gjeste me dorën e saj, e më pas u largua duke e lënë atë vetëm. Dëshmitari tha se një gruaje me një bluzë të verdhë iu deshën afërsisht pesë minuta për të shkuar tek fëmija, pasi roja e plazhit i fryu biblbilit për të evakuuar pishinën. Djali nuk kishte veshur jelek shpëtimi edhe pse ato ishin të disponueshme në parkun ujor.

Weaver u akuzua për lëndim të një fëmije nga mosveprim dhe neglizhencë kriminale dhe u arrestua në Indiana dhe u burgos në burgun e kontesë El Paso më 30 gusht. Ajo u lirua me një garanci prej 100,000 dollarësh më 22 shtator.

Weaver ka ngritur një padi prej 1 milion dollarësh kundër qytetit duke pretenduar “neglizhencë të madhe” nga parku ujor dhe shpëtimtarë të patrajnuar.

Një nga avokatët e Weaver, Ryan MacLeod, tha se akuzat penale kundër saj janë hakmarrje për padinë e saj kundër qytetit.

Advertisement