Connect with us

Politike

Nënkalim te sheshi ‘Skëndërbej’, Rama ironizon Këlliçin: Gropë do hapë

Kryeministri Edi Rama ironizoi premtimet e bëra nga kundërshtarët. Teksa ishte i pranishëm sot në Bashkinë e Kamzës ‘thumboi’ kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçin, i vili në një nga premtimet e tij elektorale ka përmendur edhe rregullimine  trafikut me anë të një nënkalimi në shëshin “Skënderbej”

Sipas Ramës, ai do bëjë vetëm gropa, se sipas tij vetëm këtë dinë të bëjnë.

“Këlliçi thotë do bëjë një nënkalim te sheshi “Skënderbej”. Do hapi një grop. Këta dinë vetëm të hapin gropa. Një gropë hapin, nuk dinë ç’ti bëjnë gropës. Kush shkon pas tyre, shkon pas gropave. Ata demokratë me mendjen në vend besoj se e kanë kuptuar që janë të gjitha të pavërtetat që Edi Rama nuk ju do. 4 vjet mundësi patëm, s’janë asgjë për një vend ku ka 30 vite që hapen gropa. E kudo që shikoni duket që kemi bërë sa kemi mundur për Kamzën”,-tha Rama.

Advertisement