Connect with us

Kosova

Nervozizëm dhe tension në Serbi/ Vuçiç e Dodik ndryshojnë hartën e Kosovës dhe Bosnjes

Profesori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, i pyetur nëse shkëmbimi i territoreve mes Kosoves dhe Serbise do të ishte një opsion që do të kontribuonte në stabilitetin në Ballkan apo do të kishte efekt të kundërt, sepse ndoshta të tjerët në Ballkan do të donin të hapnin më tej çështjen e kufijve, tha se në një afat të shkurtër, megjithëse ka rreziqe të destabilitetit, nëse ato janë të kufizuara, ndërsa në terma afatgjatë ndryshimi i kufijve në Ballkan është parakusht për stabilizimin e rajonit.

“Kjo do t’u mundësonte popujve të ndryshëm të jetojnë në vendet e tyre me të drejta dhe mundësi të plota, ndryshe nga koncepti aktual multietnik, i cili ruan një gjendje nervozizmi, tensioni dhe jostabiliteti,” theksoi Les.

Ai sigurisht nuk e përjashton që shkëmbimi i territoreve në rastin e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të sjellë edhe çështje të tjera kufitare, duke vënë në dukje qëndrimin e Milorad Dodik dhe serbëve nga BeH, kur avokuan për përfshirjen e Republikës Srpska në marrëveshjen për statusin e Kosovës.

“Mendoj se serbët e Bosnjës do ta shtynin këtë ceshtje edhe më shumë në vitin 2025, nëse Donald Trump do të kthehej dhe do të kërkonte ndarjen si zgjidhje, duke pasur parasysh vendosmërinë e tyre në rritje për t’u ndarë nga Bosnja. Nuk kam dyshim se lëvizjet për të shpërbërë Bosnjën do të provokonin një reagim politik nga boshnjakët që duan të ruajnë shtetin brenda kufijve ekzistues, por pyes veten se çfarë mund të bënin në të vërtetë për ta ndalur atë, përveç nëse SHBA-të nën Donald Trump do të ishin të gatshme t’i mbështesin ata. Kjo do të thotë se megjithëse në afat të shkurtër ka disa rreziqe jostabiliteti për shkak të shkëmbimit të territoreve si zgjidhje, mendoj se ato rreziqe janë të kufizuara” – potencoi profesori amerikan.

Advertisement