Politike
‘Nëse Argita Malltezi merr drejtimin e PD, Basha do të bëhet…’
Gazetari Flogert Muça thotë se Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike në vitin 2029.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Muça u shpreh se Basha do të bëhet zv.kryetar i partisë, teksa shtoi se me Argitën, ai do të ruajë raportin që kanë pasur bashkë gjatë kohës që kanë punuar në Kosovë.
“Kur Argita të jetë kryetare, Basha do jetë nënkryetar. Pas vitit 2029, kryetare do jetë Argita, zv.kryetar do jetë Luli. Do vazhdojnë ëndrrën e tyre për ta drejtuar Shqipërinë siç ata e dinë. Ajo ditë, kur të vijë, do jetë ditë e mirë për Shqipërinë. Çfarë nuk bën sens? Nuk bën sens logjik? Që Argita të jetë kryetare nesër nuk është çudi”, theksoi ai