Connect with us

Bota

‘Nëse je i dobët, Trump të ha, nëse nuk negocion, ai të vret”

Pas kërcënimeve e të presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosje të tarifave ndaj Bashkimit Europian, ministrat e Tregtisë të bllokut po takohen sot në Varshavë. Një këshillë se si duhet parë presidenti amerikan e ka dhënë ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Xavier Bettel, shkruan The Guardian. Bettel, i cili punoi me Trump sa ishte kryeministër i vendit të tij gjatë mandatit të tij të parë, tha: “Nëse je i dobët, ai të ha. Dhe nëse nuk negocion, ai të vret”.

“Po i humbet oreksi në Europë. Kështu duhet të sillemi me të: jini të fortë, por të bashkuar. Amerika së pari nuk do të thotë Amerikë vetëm, sepse edhe Amerika ka nevojë për partnerë”.

Ai u përpoq të jepte një notë optimiste.

“Kam punuar për vite me të, me Donaldin dhe mbijetuam. Kështu që jam i bindur se të gjithë do të mbijetojmë dhe do të kemi një ekonomi të fortë. Nuk është në interesin e askujt përpjekja për të dobësuar dikë. Dhe ju thashë, gjëja më e mirë është se ai nuk është i uritur për Europën.

Por, ai tha përfundimisht  se nëse Trump lëviz kundër BE-së, blloku do të duhet të hakmerret.

“Zakonisht më i zgjuari është ai që heq dorë, por ja ku duhet të përgjigjeni. Nëse ka sulme, ju duhet të mbroni

 

 

Advertisement