Lifestyle
Nëse ju pickon një bletë ose ndonjë insekt, shpëtimtare janë këshillat e një bletërritësi me përvojë
Kjo është këshilla më e mirë kundër pickimit të një blete apo insekteve të tjera edhe kur nuk keni një farmaci pranë
Kohët e fundit kemi pasur mundësinë të shoqërohemi me një bletërritës. Na tregoi për paqen që i sjell puna me bletët dhe kosheret.
Ai thotë se nuk ka vend më të relaksuar në botë se ai pranë një tufe bletësh
“Sigurisht, nuk po them se nuk mundet. Por për ata që nuk janë alergjikë, është mirë të marrin një aspirinë ose andol (çfarëdo që kanë në shtëpi), ta shkrinin me disa pika ujë dhe ta vendosni në vendin e pickimit.
Kjo mbahet për rreth një ose dy minuta, pastaj largohet. Nuk ka ënjtje, nuk ka dhimbje dhe nuk do të ketë kruajtje – e sigurt! – transmeton Telegrafi.
Po nëse nuk keni aspirinë pranë, merrni tri barishte të ndryshme. Nuk duhet të jeni ekspert, por mund të gjeni tri barishte në livadh dhe thjesht t’i shtypni dhe të fërkoni lëngun e tyre në vendin e pickimit. Ato do të qetësojnë lëkurën menjëherë”.
Ai këshillon gjithashtu, që nëse nuk i keni pranë ato gjëra që u përmendën më sipër, përdorimin e një komprese të lagur me sodë buke në vendin e pickimit.