Kosova
Nëse Kosova nis themelimin e Asociacionit, do ta ndryshojë atmosferën në Paris, Berlin e kudo

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është një Republikë Srpska dhe se ai do të jetë nën Kushtetutën e Kosovës.
“Nuk është një aspak. Lexoni sërish Marrëveshjen e Dejtonit. Lexoni se çfarë është Republika Srpska dhe krahasojeni me asociacionin. Nuk ka asnjë ngjashmëri. Nuk ka polici për Asociacionin. Nuk ka funksion legjislativ për Asociacionin. Asociacioni do të jetë nën kushtetutë, jo pjesë e kushtetutës siç është Republika Srpska” – ka deklaruar Guerot teksa shtoi se mund të japë edhe “argumente të tjera” në lidhje me këtë temë.
“Pika tjetër: le të themi që Kosova e merr seriozisht këtë dhe e dërgon statutin në Gjykatë dhe fillon implementimin. A do të ndryshojë diçka? Po, po marr një rrezik personal, por po: do të ndryshojë shumë atmosferën në kryeqytetin tim Paris”, theksoi ambasadori duke shtuar se “kështu Kosova mund të rikthehet në një situatë më të mirë për sa i përket reputacionit”.

