Connect with us

Rajon

‘Nëse më vrasin mua, vëllain, djalin, vajzën…’/ Vuçiç shpall dinastinë

Të dielën në mbrëmje mediat pro regjimit në Serbi, publikuan një deklaratë të supozuar të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga një takim me bashkëpunëtorët e tij më të afërt, në të cilën ai përmend vdekjen e tij, si dhe vdekjen e fëmijëve dhe vëllait Andrej. Mesazhi kryesor ishte se varret e tyre do të luftojnë. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga Vuçiç se ai e ka thënë vërtet këtë, por nëse e ka thënë, opozita beson se kjo tregon se presidenti i vendit “ka humbur plotësisht arsyen”, se “është pushtuar nga frika’ dhe se “dëshiron t’ua paraqesë qytetarëve monarkinë e re që do trashëgohet”.

“Mendojnë se do të më thyejnë shpirtin duke më kërcënuar se do të më vrasin? Unë marr dyqind kërcënime të tilla në ditë. Nuk e kam problem të vdes, jam gati të vritem, por kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do t’ia dorëzoj pushtetin plehrave të opozitës, pa zgjedhje! Nuk pranoi shantazh. Nuk ja dorezoi pushtetin së keqes. Kurrë nuk do të nënshkruaj asnjë qeveri teknike apo tranzitore! Nëse më vrasin, vëllai im Andrej do të mbetet pas. Nëse më vrasin vëllanë, djali im Danilo do të mbetet. Nëse ma vrasin djalin, vajza ime Milica do të mbetet. Po ta vrasin edhe atë, varret tona do të luftojnë…” – citohet të jetë shprehur Vucic.

Në lidhje me këtë, ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka kërkuar nga Vuçiq të thotë nëse janë të vërteta pretendimet e mediave të regjimit. Nëse janë, athere sipas tij Serbia ka një problem jashtëzakonisht të madh.

 

Advertisement