Pinknews
‘Nëse ndahej e etiketonin si k*rvë”, Roza Lati për të atin…
Moderatorja Roza Lati ka qenë e ftuar së fundmi në një emision ku nuk kanë munguar deklaratat e forta dhe debatet në studio.
Roza u shpreh se femrat sot kanë mani të bëjnë si të vështira pasi ndikohen nga opinioni publik ku femrat e vështira për t’u “kapur” i quajnë me karakter.
Lidhur po me temën e lart përmendur Roza ka sjell si asnjëherë më parë historinë e saj me të atin ku shpjegon se ai ishte shumë i dhunshëm dhe nëna e saj artistja e nderuar Rita Lati ishte detyruar të rrinte me të për shkak të mentalitetit të kohës, pasi kishte frike se njerëzit do ta cilësonin si k**rv.
“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.
Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur moderatorja