Connect with us

Aktualitet

‘Nëse rrugën e doni falas…’/ Rama: Do merrni Roc Nokun po votuat PD

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar fushatën elektorale në Këlcyrë. Duke folur për investime dhe rritjen e pagave mesatare, Rama nuk është përmbajtur para qytetarëve. Rama ka deklaruar se ata do e bëjnë rrugën por jo falas, ndërkohë që shtoi se nëse banorët e duan atë falas të votojnë koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, por sipas tij më pas do të marrin vetëm Roc Nokun.

“Ne ja kemi bërë 0 taksën biznesit të vogël. Nuk është rastësi që dhjetëra e mijëra biznese të vogla janë hapur gjatë vitit të kaluar. Në po bëjmë një rritje pagash, rritjen e pagave mesatare nga 550 mijë lekë në 900 mijë lekë. E kanë interpretuar shqetësimin tim si kërcënim. Nëse Këlcyra kthehet pas, do të jetë e pamundur që të ketë mbështetje nga ne, jo se ne nuk duam ta mbështesim, por këta kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma duhen hedhur në lumë edhe t’i thuash ik nga ke ardhur.

Këta sjellin frymën e Sudes dhe Xhaferrit. Këta i shikojnë bashkitë si kështjella për t’i marrë peng. Nuk ka mundësi të bashkëpunosh me ta sepse nuk e duan punën. Duan sherr e konflikt. Duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada që të bëjnë sherr me qeverinë. Shikoni Shkodrën, ne kemi bërë shumë për Shkodrën, por kemi bërë vetëm ato gjëra që nuk kishin lidhje me bashkinë. Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Ballaban Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por noc rrokun pastaj”, u shpreh Rama.

Advertisement