Lifestyle
Nëse shalqiri ka këto shenja, duhet ta hidhni menjëherë
Më shumë se 90% e shalqirit është ujë, gjë që do të thotë se është një hidratues i mirë për ditët e nxehta të verës. Për më tepër, është i pasur vitaminë C, A, fibra dhe kalium. Po flasim për një shalqi të mirë.Si ta dalloni se çfarë do të blini ose çfarë keni blerë?
Forma dhe zhurma: Një shalqi i mirë është mbi të gjitha oval. Godisni lëkurën e frutit me gishta; nëse zhurma është e mbytur atëherë ai është i pjekur sa duhet. Nëse zhurma është boshe atëherë është më i pjekur se sa duhet.
Bishti: Nuk duhet të jetë i thatë, pasi kjo do të thotë se shalqiri është vjelur kohë më parë. Nëse bishti është i butë dhe prej tij del lëng pothuajse portokalli, atëherë do të thotë që fruti është i freskët.
Lëkura: Duhet të jetë e trashë më pak se një centimentër, pasi më shumë tregon se shalqiri është ende i papjekur. Mos ngurroni nëse në lëkurë ka ndonjë njollë të verdhë, pasi është zona e cila qëndronte në tokë gjatë rritjes.
Ngjyra: Në rastin e lëkurës dihet që ajo duhet të jetë e gjelbër, ndërsa brenda e kuqe e ndezur. Vini re edhe farat, ato duhet të jenë të zeza, pasi farat e bardha janë tregues i një fruti të papjekur.
Prova e gërvishtjes: Provoni të hiqni pak lëkurë me thua, nëse ajo ikën lehtësisht do të thotë që fruti është i duhuri dhe i pjekur.