Connect with us

Politike

Nëse Trump s’do ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë të blerë nga Soros

Juristi Kreshnik Spahiu teksa komentoi akuzat e opozitës se SPAK kontrollohet nga qeveria, tha se veprimet e SPAK tregojnë të kundërtën.

Ai ngriti pyetjen se nëse Trump s’do të ndryshoj qëndrim ndaj Berishës, do e akuzojnë opozita si të blerë nga Soros.

‘Çdo veprim i SPAK tregon se SPAK nuk kontrollet nga kjo qeveri. Nëse Rama do të kontrollonte SPAK, Dako nuk do të dënohej me burg, sot shoku i tij i ngushtë nuk do të ishte me pranga në duar në komisionin hetimor. Sot jemi përballë një realiteti të ri. Këto veprime na çojnë në një konkluzion që retorika politike është e padrejtë ndaj akuzave që i bëhen SPAK. Nëse administrata e SPAK do të mbaj të njëjtin qëndrim në lidhje me SPAK ca do të thonë këta që u shit Trump. Unë e kam njohur Yuri Kim personalisht për ata që nuk e dinë Kim është dekretuar nga Trump dhe jo nga Biden. Ajo është një nga funksionaret më të larta të DASH’, tha ai.

‘SPAK nuk u krijua nga Soros, por nga administrata e Trump dhe projekt i SHBA’.

Kështu është shprehur juristi Kreshnik Spahiu. Juristi tha se SPAK është projekt i SHBA dhe është krijuar gjatë mandatit të parë të Donald Trump.

‘Berisha më shumë se të gjithë ne e di se SPAK është krijuar në periudhën gjatë mandatit të parë të Donald Trump me financim të administratës së Trump dhe nuk është i rastësishëm qëndrimi i ambasadori francez dhe gjerman dje për SPAK. Berisha kërkon që të bind elektoratin që mbështet që ti thotë unë nuk kam qëndrim kundër amerikanëve, por ndaj një fondacioni, Soros që ka ndikuar në këtë projekt”, tha ai.

Advertisement