Connect with us

Kosova

‘Nëse Trump vjen në pushtet, do flasim për ndarjen e Kosovës’

Gazetari serb Branislav Kërstiç ka thënë se nëse Donald Trump vjen në pushtet, do flasim për ndarjen e Kosovës, dhe nisur prej kesaj ai u shpreh se asociacioni I komunave me shumicë serbe duhet të bëhet, sipas tij, për t’i ikur ndarjes.

“Në qoftë se Albin Kurti nuk plotëson kushtin e Asociacionit, në qoftë se në Amerikë vjen në pushtet Trump, atëherë ne do të jemi në pozitë për ndarjen e Kosovës, sepse ne e dimë që Republikanët e kanë pas si ide” –  ka thënë Kërstiç.

Gjithashtu, duke diskutuar mbi vendimin e Interpolit për Radojiçiçin, gazetari serb ka thënë se në veri me këtë vendim nuk ndryshon asgjë dhe u shpreh se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç se nuk ka qenë i informuar për sulmin në Banjskë.

“Sipas burime nderkombëtare dhe atyre në Kosovë dhe Serbi, Vuçici nuk ka qenë i informuar në fillim që dikush është duke organizuar sulmin në Banjskë” – ka thënë gazetari Kërstiç.

 

 

Advertisement