Connect with us

Kosova

Nëse Vuçiç do të qëndrojë në pushtet, Ballkani do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm

Protestat studentore dhe krizat globale kanë lënë një gjurmë të dukshme në Ballkan gjatë vitit 2025, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se situata do të mbetet e tensionuar edhe në vitin 2026, veçanërisht për shkak të ndikimit të politikave të Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç.

Aleksandër Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm në Novi Sad, tha se Presidenti Vuçiq ka marrë përsipër kompetenca që nuk i përkasin dhe ka shkatërruar kryesisht gjyqësorin dhe institucionet e tjera, duke cenuar sundimin e ligjit dhe duke kufizuar lirinë e medias.

Ai gjithashtu vlerësoi se ideja e Vuçiqit për hyrjen e përbashkët të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE nuk ka për qëllim përshpejtimin e integrimit, por ngadalësimin e hyrjes së Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se nëse Serbia vazhdon ta kërcënojë verbalisht Kroacinë për mëkatet e së kaluarës ose të trajtojë Republikën Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë në mënyrë paternaliste, rajoni do të përballet me trazira serioze dhe paqëndrueshmëri.

Nga ana tjeter, gazetari Nikola Krstiq e përshkruan Serbinë në vitin 2026 si një vend të ndarë dhe të dominuar nga regjimi aktual, që do të mbrojë interesat e tij deri në pikën e fundit të gjakut të qytetarëve, duke shndërruar vendin në një “anije koloniale”.

Advertisement