Kosova
Nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme janë kundër Kurtit, atëherë përse ai i do kaq shumë?
“Se kujt i konvenon më shumë rreshtimi i Memli Krasniqit në kolonën e paracaktuar nga Albin Kurti, mjafton të shihni si e komentojnë këtë situatë eksponentët e Vetëvendosjes teksa me super intensitet po shkruajnë se sa mirë ka bërë kryesia e PDK-së që po koordinohet me Kryeministrin e Kosovës”. – kështu shkruan gazetari Lirim Mehmetaj në një editorial për AP.
Sipas tij, me gjasë Krasniqi nuk e kupton, ose e kupton por nuk i pengon. “Përmes të njëjtës inxhineri, falangat e Vetëvendosjes nëpër studiot televizive tregojnë sei si duhet të reformohen dhe çfarë duhet të bëjnë partitë opozitare për rrëzuar Kurtin, paçka se ata paraprakisht e pranonin se Kurti nuk duhet rrëzuar. Këtë qëndrim të padinjitetshëm dhe anti-shtetëror të Memli Krasniqit po provojnë t’i japin fytyrë tjetër shërbëtorët e Vetëvendosjes dhe të tjerë që shpresojnë për kacidhe pas një qeverie të mundshme që mund të krijohet në të ardhmen mes të VV-së dhe PDK-së, po qytetari realisht i pakënaqur nuk e ha”- ka theksuar Mehmetaj duke shtuar se nuk sheh urgjencë për domosdoshmërinë e shkuarjeve në zgjedhje të jashtëzakonshme kur zgjedhjet e rregullta janë veç 3-4 muaj më pas. Si ka mundësi që opozita nuk shpjegohet për strategjinë: Ta lëmë Kurtin të gabojë, pastaj zgjedhjet, ndërsa tani kërkon mr urgjencë ndërprerjen e gafave të kryeministrit.
“Kush thotë se “nuk ka lidhje si shkohet në zgjedhje”, por me rëndësi është të shkohet, ose është idiot ose krejtësisht i shitur. Pikërisht zgjedhjet e fundit janë argumenti më kokëfortë se është e rëndësisë kruciale se cila është arsyeja dhe cili është konteksti i zgjedhjeve”- thekson gazetari Mehmetaj.
Sipas tij, të gjithë që presin prapa derës me shpresën për të përfituar nga një koalicion eventual mes Kurtit dhe Krasniqit, do mbeten të zhgënjyer pas kryeministri thjesht po i zbutë për fushatë zgjedhore që të mos i përmendet asnjë skandal. Të mos i përmendet korrupsioni, zhvatjet, autonomia territoriale, dështimet në arenën ndërkombëtare, dështimi në reformën në drejtësi dhe të gjitha tmerret e qeverisjes së tij.
Ai vetë më nuk del në TV të bëjë fushatë, ministrat i ka për ibret e veçse do ta dëmtojnë, kurse për deputetë të VV-së, i kemi parë që ata as të artikulohen shqip nuk dinë.
“Me kë të bëjë fushatë Kurti? Me heshtjen e partive opozitare? Sa të kapë sërish rezultatin e dëshiruar, që do të jetë pak a shumë i njëjti nëse këta i rreshtohen si shërbëtorë të pa dinjitet, ai do t’iu lëshohet me të njëjtin hakërrim si përherë, si në videot që ia përgatiste PDK-së e LDK-së kohë pas kohe”- ka potencuar në shkrimin e tij gazetari Lirim Mehmetaj.