Bota
Netanyahu mesazh Bidenit: Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të përmbushen të gjitha objektivat tona
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA-ve Joe Biden.
Netanyahu shprehu vlerësimin për qëndrimin e SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.
SHBA abstenoi pasi trembëdhjetë anëtarë të këshillit votuan në favor të një rezolute për të përshpejtuar ndihmën për Gazën. SHBA gjithashtu vuri veton ndaj një amendamenti rus për të rivendosur thirrjen për një pezullim të armiqësive.
Deklarata nga zyra e kryeministrit izraelit këtë mbrëmje tha gjithashtu se zoti Netanyahu “e bëri të qartë se Izraeli do të vazhdojë luftën derisa të gjitha objektivat e tij të përmbushen plotësisht”.