Connect with us

Aktualitet

Neutralizohet zjarri që përfshiu fabrikën e këpucëve në Kurbin, raportohet për dëme materiale

Një fabrikë këpucësh në fshatin Shullaz të Kurbinit u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme. Mësohet se nga flakët askush nuk është lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderushme materialesh. Zjarrfikësit luftuan me flakët për më shumë se tre orë dhe në vendngjarje ishin mjete të shumta zjarrfikëse për të neutralizuar flakët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka grumbulluar prova për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Advertisement