Pinknews
‘Dua hapsirën time me Luizin’/ Pse ky ndryshim në sjelljen e Kiarës
Qëndrimi i Kiarës sa i përket marrëdhënies së saj me Luizin, i ka bërë përshtypje thuajse të gjithë banorëve.
Madje, kjo ishte një nga çështjet pse Efi debatoi me të, pasi iu duk habi sjellja e saj me Luizin, duke qenë se më parë ato debatonin shpesh dhe madje Kiara, kërkonte hapësirë.
Duke biseduar mëngjesin e sotëm me Lorencin dhe Qetsorin, Kiara u shpreh se ajo ka ardhur më e relaksuar dhe se i mendon gjërat më qetë, prandaj ka një tjetër qëndrim, krahasuar me lojën e saj të mëparshme.
Ajo u shpreh se tani ka nevojë të ketë hapësirën e saj me Luizin.