Connect with us

Kosova

NGA FRIKA e Trump, Kurti po nxiton të ndryshojë realitetin

Ish-diplomati Zoran Milivojeviç ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vazhdojë me politikën e marrjes së veriut të Kosovës dhe mohimit të Bashkimit të Komunave Serbe edhe në pesë muajt e ardhshëm, pra gjatë fushatës zgjedhore.

“Ura në Ibër tani është një çështje aktuale, por Kurti do të përpiqet të rrumbullakos konfiskimin e pronës nga serbët, në radhë të parë të patundshmërive, dhe në të njëjtën kohë do të sulmojë arsimin dhe kujdesin shëndetësor për serbët. Në këtë mënyrë ai dëshiron që definitivisht ta largojë nga rendi i ditës asociacionin, elementët kyç të së cilës janë arsimi dhe shëndetësia”, vlerëson Milivojeviq.

Siç tha ai, Kurti sigurisht që nuk do të shkojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale bashkë me ato parlamentare.

“Udhëheqja shqiptare në komunat serbe i mundësoi Kurtit të shpronësojë institucionet serbe dhe të marrë pronat. Prandaj, deri më 9 shkurt, Kurti do të vazhdojë të rrisë intensitetin e masave që ka ndërmarrë deri më tani ndaj serbëve për të kompletuar shtetësinë e Kosovës”, deklaroi Milivojevic dhe shtoi se  “lëvizje të tilla i sollën Kurtit një vlerësim të lartë në mesin e votuesve”.

“Nuk kam përshtypjen se qëndrimi i tij për mazhorancën në parlament mund të lëkundet në zgjedhje. Nuk besoj në bashkëpunim më të ngushtë mes partive opozitare dhe as në veprimin e Perëndimit që do të destabilizonte përfundimisht qeverinë e Kurtit. Interesi i Perëndimit është edhe konfirmimi i shtetësisë së Kosovës” – theksoi Milivojeviq.

Diplomati beson se Kurti po ngutet edhe për shkak të zgjedhjeve amerikane.

“Kurti nuk ka përvojë të mirë me administratën e Donald Trumpit, kështu që po nxiton të ndryshojë realitetin në terren në muajt e ardhshëm, veçanërisht në veri të Kosovës, për të forcuar pozitën e tij negociuese para vazhdimit. të dialogut me Beogradin, që sigurisht nuk do të ndodhë para zgjedhjeve në Kosovë”, potencoi Milivojeviq.

Advertisement