Connect with us

Kosova

Nga futbolli te luftrat, incidentet në Euro 2024 zbulojnë radikalizmin e shfrenuar

Analisti nga Shkupi, Blagojçe Atanasovski, vlerësoi se skenat fatkeqe në Kampionatin Evropian të futbollit tregojnë se rajoni i Ballkanit Perëndimor, në vend që të ndërtojë ura të bashkëjetesës, ende jeton në vitet 1990 dhe se kjo është një varësi shkak-pasojë dhe gërshetimi i marrëdhënieve politike në rajon.

“Nuk mendoj se është e rastësishme, është thjesht një varësi shkak-pasojë dhe gërshetim i marrëdhënieve politike në rajon, domethënë ato shpërthime tifozësh janë vazhdimësi absolute e disa politikave të autoriteteve zyrtare të vendeve të rajonit. Krerët e shteteve nuk e thonë ashtu siç këndojnë fansat. Tifozët në stadium flasin hapur dhe pa doreza diplomatike”, vlerësoi Atanasovski

Sipas tij, rrugëdalja nga ky problem është që politikanët të ndërtojnë ura mes njerëzve dhe vendeve.

Duke komentuar incidentet gjatë Kampionatit Evropian të futbollit, Atanasovski konsideroi se ato janë tregues se ende nuk janë qetësuar “pasionet e tifozëve politikë” në rajon.

“Thirrjet në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kroacisë kundër Serbisë ishin tregues se ka shovinizëm, radikalizëm etnik dhe vërshimin të madh të nacionalizmit, dhe thjesht tregojnë se ne jetojmë ende për fat të keq në Ballkan dhe në 2024 gjërat nuk kanë ndryshuar, jo nga 100 vjet më parë. por nga 30 vjet më parë kur pati luftëra të përgjakshme ballkanike gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë. Është  pjesë e mentalitetit ballkanik, të cilin për fat të keq e jetojmë ende” –  konsideroi Atanasovski.

Ai vlerësoi se gjithçka është rezultat i urrejtjes që nuk ka të ndalur, por u përcillet brezave të rinj dhe se kjo vepër është barra e “kodit të kujtesës” të luftërave të viteve nëntëdhjetë.

“Brezat e rinj që nuk kanë jetuar në ato kohë, thjesht përmes ritregimit të prindërve të tyre, në një lloj menyre  trashëgojnë urrejtje të transmetuar brez pas brezi. Fatkeqësisht, është një vorbull nga e cila nuk shohim rrugëdalje dhe nuk do të mund të them nëse mund të shpresojmë për një zgjidhje më të mirë në vitet dhe dekadat në vijim. Fatkeqësisht, situata në Ballkan nuk po përmirësohet për këtë çështje, përkundrazi, po shohim një përkeqësim në disa segmente”- potencoi Atanasovski.

 

 

Advertisement