Aktualitet
“Nga hemoragji cerebrale te paraliza”, Karamuço për tullumbacet me azot: Gjendja euforike zgjat vetëm 5 minuta
Tullumbacet me azot janë një ndër problemet më shqetësuese aktualisht në vendin tonë. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur në “Bardh a Zi” për këtë fenomen, duke përmendur dëmet e mëdha shëndetësore që ai ka te të gjithë përdoruesit. Sipas tij, në Shqipëri këto tullumbace kanë një oksigjen të papërpunuar që vjen nga bombula që përdoren nga dentistët apo spitalet. “Janë disa bombula, të cilat janë deri diku të kuruara për përdorim, pa ç’ka se nuk thonë për përdorim se është -40 gradë nga brenda. Ajo ta marrësh direkt nga bombula të shkatërron organet menjëherë. Por gjëja tjetër është kjo që këta e marrin nga bombulat që shkojnë me destinacion spitalet, dentistët etj etj. Sepse ato janë të pafiltruara. Këta çfarë bëjnë? Në çdo lokal ke një bombul një metra, dy metra e gjatë e madhe, nga ato të ndryshkurat dhe vetëm mbushe gjithë kohën. Tani problemi qendron këtu, për ça destinacioni e ke sjellë tani në Shqipëri, se s’ka se si të kapet me listën e atyre lëndëve narkotike. Dëmi është i jashtëzakonshëm, vdekjeprurës, hemoragji cerebrale dhe arrest të frymëmarrjes sepse godet dhe qendrën e frymëmarrjes në tru, pastaj gjënë më të thjeshtë ka paralizën. Në momentin që thithet ajo të mpinë komplet, jo vetëm mishrat e dhëmbëve, gjymtyrët, por t’i ke probleme dhe me të folurin. Kur ulet oksigjeni në organizëm, ti ke një gjendje si euforike, një gjendje që kalon në 5-6 min. Ky 5 min për një person që ka dhe probleme të tjera është fatal”, tha Karamuço