Lifestyle
Nga kremrat, shampot dhe buzëkuqet, produktet që përdorim çdo ditë, por që po na rrezikojnë jetën
Mijëra kimikate të njohura si PFAS (substanca per- dhe polifluoralkil) quhen “kimikate përgjithmonë” për shkak të rezistencës së tyre ekstreme ndaj degradimit.
Secili prej nesh mbart këto kimikate në trupat e tij, dhe njerëzit do të vazhdojnë të ekspozohen për brezat që do të vijnë.
Shumë PFAS mund të ndikojnë në shëndetin tonë. Ekspozimet kanë qenë të lidhura me kancerin e veshkave dhe testikujve, kolesterolin e ngritur, kolitin ulceroz, sëmundjen e tiroides, dëmtimin e mëlçisë, përgjigjet e imunitetit të reduktuara dhe ndikimet e tjera negative.
PFAS përdoren pothuajse në të gjitha degët e industrisë dhe në një gamë shumë të gjerë të produkteve të konsumit.
Mund të mos e besoni, por disa prej produkteve që mbajnë këto kimikate janë: Municionet, lubrifikantët për biçikltetat, në kozmetikë, përfshirë këtu locion për trupin, fondatinë, krem për sytë, hidratues, laps sysh, buzëkuq, laps vetullash, manikyr, krem për flokët, shampo, krem kundra diellit, po ashtu përdoret për qeset, paketimet, tonerat dhe bojërat e printit, etj..