Connect with us

Pinknews

Nga lidhja e dashurisë tek largimi nga “Top Channel”, Dojna Mema i rrëfen të gjitha

Published

on

Moderatorja e njohur, Dojna Mema, ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të largimit të bujshëm nga “Top Channel”, ku ajo punonte që në moshën 19-vjeçare dhe lidhjes së dashurisë. Përflitet se Dojna është në një lidhje me këngëtarin Vlashent Sata, për shkak edhe të fotove të njëjta në rrjete sociale. Moderatorja ka folur për të gjitha këto teksa ka qenë e ftuar në “Why Not”.

“Bëjnë njerëzit foto të njëjta. E njoh shumë mirë Vlashentin, kemi bërë edhe një produksion së bashku. Është një këngë e Vlashentit ku kanë nisur të gjitha aludimet ku unë jam pjesë e videoklipit. Të gjithë thanë që duket sikur është një këngë për ty. Unë jam në një raport dashurie, një raport i cili ka shumë vite që zgjat nuk është rishtaz. Ka 2 vite e gjysmë që zemra më rreh fort”, u shpreh Dojna mbi jetën e saj private. Ndërsa përsa i përket largimit nga “Top Channe”, Dojna zbuloi se palët janë ndarë në mënyrë paqësore.

“Për të gjithë njerëzit që më kanë ndjekur e dinë që kam që 19 vjeç në Top Media. Ishte e vetmja shtëpi mediatike që unë kisha patur ndonjëherë, pra nuk vija nga ndonjë eksperiencë e mëparshme. Unë kam bërë vetëm Top Channel dhe ishte një vendim i vështirë të shkëputesha nga shtëpia ime e parë. Ishte një vendim i nevojshëm në një kohë kur unë kërkoja të bëja gjëra të mijat. Ka qenë një shkëputje shumë e butë dhe për këtë më vjen shumë mirë, ka qenë një shkëputje me respekt nga të dyja palët. Ishte një moment që unë kisha shumë nevojë të eksperimentoja me gjëra të reja. Në këtë fazë Top Channel kishte një linjë editoriale që nuk përshtatej me gjërat që unë doja të bëja specifikisht, kështu që ishte më mirë për të dyja palët që të merrnim një shkëputje nga njëri-tjetri”.

Pinknews

Xhensila Myrtezaj shkëlqen me këtë pamje

Published

on

By

Xhensila Myrtezaj ka postuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram, ku përmes tyre bie në sy grimi i saj.

Grimin ia kishin realizuar bashkëpunëtorët e saj prej vitesh Kaci dhe Sellma, të cilët bëjnë mrekulli në fytyrën dhe flokët e saj, shkruan”Kosovarja”.


Dukej e mrekullueshme me këtë grim, e pastër dhe jo shumë e rënduar.

Pak sa vërehej edhe veshja e saj shkonte shumë me grim.

Continue Reading

Pinknews

Fifi flet për njohjen me Adisin dhe si e bëri për vete

Published

on

By

Që një kohë tani, Fifi po jeton ditën më të bukura të dashurisë me Adis Patushin.

Çifti konfirmoi lidhjen e tyre shumë shpejt pasi Fifi përfundoi udhëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme “Big Brother VIP”.

Këngëtarja foli për njohjen me Adisin, takimin e parë si dhe për fillimet e njohjes së tyre.

Në videon më poshtë përpos kësaj, i kuptoni edhe shumë gjëra të tjera të cilat mbase s’i keni dëgjuar kurrë më parë. /Prive.al

 

 

Continue Reading

Pinknews

Klaudia ndan foto nga Kreta, ndjekësit: Sa lek more

Published

on

By

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa jeton prej disa vitesh në Itali. Ajo atje po zhvillon karrierën si koreografe.

Ndërkohë që mes vrullit të madh të punës, Klaudia duket se e ka gjetur kohën edhe për pushime. Ajo po relaksohet në Kretë dhe nuk ka nguruar të ndajë në Instagram disa foto.

“Nga Kreta me dashuri”, ka shkruar balerina krahas imazheve në bregun e detit.

Mirëpo, duket se këto foto nuk janë pritur mirë nga të gjithë, pasi ka pasur edhe ndjekës, të cilët e ka paragjykuar Klaudian se pse ka zgjedhur Greqinë.

Madje, njëri prej tyre gjithë mllëf e ka konsideruar spiune greke.

“Anti-shqiptare spiune grekut. Sa leke more nga grekët”, ka shkruar ai. Ndërsa, Klaudia ka vendosur të mos shqetësohet për fjalët, duke vijuar pushimet e qetë.

Continue Reading

Pinknews

Diplo flet për artistët kosovarë

Published

on

By

DJ i njohur Diplo pati fjalë të mëdha për artistët kosovarë.

Me të arritur në tokën e Kosovës, nga avioni ai shkroi: ‘Mirësevini në tokën magjike të yjeve të popit’.

Artisti me famë botërore do të performojë sonte në Sunnt Hill Festival.

Festivali ka natën e fundit dhe si të tjerat, do të jetë magjike./Prive.al

Continue Reading

Pinknews

Einxhel fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Published

on

By

Është publikuar fotoja e parë e Einxhel shtatzënë.

Vipat e Bllokut kanë kapur ish-banoren e Big Brother me të dashurin e saj Dj Dagz teksa ishin duke ecur rrugëve të Prishtinës.

Prive ka raportuar për shtatzëninë e saj madje ka zbuluar se është rreth javës së 16-të.

Deri tani, çifti s’ka publikuar asgjë madje as nuk kanë komentuar rreth lajmit./Prive.al

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING