Politike
Nga ministritë te gjykatat, ja kush preket/ Trump ndërpret fondet e SHBA për Shqipërinë
Pas vendimit të presidentit Donald Trump, për ndërprerjen e fondeve të SHBA, Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet që preken nga kjo vendimmarrje.
Institucionet që jane njoftuar nga Ambasada për pezullimin e fondeve nga SHBA:
* Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
* Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
* Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
* Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
* Ministria e Mbrojtjes
* Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
* Ministria e Arsimit dhe Sportit
* Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
* Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
* Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
* Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor
* Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
* Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)
* Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit
* Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
* Këshilli i Lartë Gjyqësor
* Këshilli i Lartë Gjyqësor
* Këshilli i Lartë i Prokurorisë
* Gjykata Kushtetuese
* Gjykata e Lartë
* Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë
* Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit
* Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
* Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
* Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm
* Inspektori i Lartë i Drejtësisë
* Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit
* Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
* Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)
* Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit
* Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
* Të gjitha pushtetet komunale
Kujtojmë se Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj nga ana e Shteteve të Bashkuara për 90 ditë, në mënyrë që të rishikohen dhe të përcaktohet nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.
Në urdhër thuhej se “ndihma e huaj dhe burokracia nuk janë në linjë me interesat amerikane dhe në shumë raste në mospërputhje me vlerat amerikane” .