Aktualitet
Nga shtatori, rregulla të reja për vizat amerikane, ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin e rëndësishëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se nga data 2 shtator 2025 do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për procedurat e vizave.
Sipas njoftimit, vetëm vizat e tipit B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar prej më pak se 12 muajsh do të mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të veçanta të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet zhvillimi i një interviste.
Ambasada i ka bërë thirrje aplikuesve të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat, procedurat e aplikimit dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit të shërbimeve konsullore.
Ky ndryshim synon të rregullojë fluksin e aplikimeve dhe të sigurojë që procedurat të zhvillohen në përputhje me standardet e reja të vendosura nga Departamenti i Shtetit të SHBA.
“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.
Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës”, njoftoi ambasada.

