Connect with us

Kronike

Ngacmimi i 13-vjeçares, babai: 85-vjeçari e preku në gjoks dhe në të pasme

Babai i 13-vjeçares shqiptare që u ngacmua seksualisht nga një 85-vjeçar grek ka rrëfyer detaje tronditëse lidhur me rastin. Ai ka treguar për mediat greke se ngjarja ka ndodhur teksa e mitura shkonte te shoqja për të luajtur. 85-vjeçari i cili e kishte vëzhguar për një kohë të gjatë, ka tentuar ta përdhunojë duke iu afruar, por e mitura, siç pretendon babai, e ka shtyrë me forcë për të shpëtuar. Ai e ka bllokuar atë në qoshen e një banese, e ka prekur nga gjoksi dhe vithet por më pas është zmbrapsur pasi 13-vjeçarja i dha një të shtyrë me forcë.

“Ai e futi në qoshe. E kapi në gjoks, në të pasme. Ai do ta përdhunonte. Për fat, vajza është një fëmijë i fortë dhe e ka shtyrë kështu arriti të shpëtojë. Vajza ime ishte e fortë dhe mbijetoi, por nuk e di nëse ka fëmijë të tjerë që mund të vuajnë prej tij. Fëmijët ishin shoqe për 3-4 vjet. Vajza ime shkonte në shtëpinë e saj, vajza tjetër vinte në shtëpinë tonë. Fëmija jeton me nënën e saj dhe ai jeton më poshtë. Kohët e fundit, kur vajza ime shkonte atje, ai filloi ta prekte pak në shpinë, pak në bel. Në fillim vajza ime ishte habitur. Por sa herë shkonte fëmija kishte frikë të fliste”, tha ai.

Ai thotë se 85-vjeçari është një person jashtëzakonisht të rrezikshëm, i cili mund të përsërisë veprimeve të tij vulgare ndaj një viktime tjetër.

“Po flasim për një pedofil që është i lirë sepse ajo që ka bërë është kundërvajtje. U largua nga shtëpia dhe nuk e gjetën dot. Në kafenenë që frekuenton ka thënë se ua ka bërë edhe më parë fëmijëve të tjerë. Fëmija ynë gjeti guximin dhe foli. Fëmija im për fat ia doli. Nëse shkon te një fëmijë tjetër çfarë do të ndodhë?”, tregon babai i të miturës.

Advertisement