Connect with us

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një minorene, dërgohet për gjykim nga Prokuroria Fierit

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dërguar për gjykim një person të cilit i janë publikuar vetëm inicialet S.T., për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’.

Dy vite më parë nëna e të miturës e kishte denoncuar atë në Polici pasi kishte zbuluar për ngacmimin seksual ndaj vajzës së saj. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria ka theksuar se nga hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë gjyqsore, u vërtetua që S.T kishe ngacmuar seksualisht të miturën.

Tashmë pritet që i akuzuari të dal përpara gjykatës për të marrë dënimin.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq, shtetasin S.T., për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’. Në kuadër të hetimeve të realizuara për procedimin penal nr.655 datë 29.10.2022, pas kallëzimit të shtetases E.Ll, se shtetasi në fjalë ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj të mitur, Prokuroria në bashkëpunim me policinë gjyqësore, kryen një hetim të plotë të rastit duke arritur të provojnë se shtetasi S.T ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka ngritur akuzën për veprën penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të këtij procedimi.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë apo dëmtojnë mirëqenien dhe zhvillimin normal të të miturve.

Advertisement