Aktualitet
Ngacmoi seksualisht një të mitur, procedohet 87-vjeçari (Detajet)

Një 87-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pasi ka ngacmuar një të mitur. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në rrugë. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për P. Sh., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në rrugë; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

