Connect with us

Kosova

Ngërçi në dialog/ Nëse rikthehet Trump rrezik për Kosovën

Me rregulloren e Bankës Qendrore për ndalimin e përdorimit të valutës shtetërore serbe në territorin e Kosovës dhe intensifikimin e operacioneve për mbylljen e institucioneve paralele serbe në vend, shumë kush argumentojë se Qeveria e Kosovës po tenton të fitojë kohë dhe të prolongojë sa më shumë zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, megjithatë për ligjëruesin në Universitetin e Oksfordit, Dimitar Bechev, me këtë taktizim nuk fiton askush, as Kosova as Serbia.

Në vlerësimin e tij ngërçi në dialog në këtë fazë do të ishte fatale meqë në rast se në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fitues shpallet Donald Trump atëherë “Kosova mund të përballet me presion për të pranuar ndarjen”.

“Të paktën tani BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuar dhe mbështesin Prishtinën”, ka thënë ai në një intervistë

I pyetur për ndikimin që do të kenë zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe SHBA-të në mbarëvajtjen e procesit të dialogut, Bechev thekson se ato në BE nuk do të kenë shumë efekt në krahasim me zgjedhjet në SHBA-të

“Zgjedhjet e BE-së nuk do të kenë shumë efekt. Megjithatë, ato amerikane kanë rëndësi. Gjithashtu për shkak se angazhimi i Trump në NATO është i dyshimtë”.

 

Advertisement