Connect with us

Kosova

“Ngërçi politik” në Kosovë! Kushtetuesja: Partitë duhet të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët duhet që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Seanca konstituive, e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, ka nisur më 15 prill dhe deri më tani janë zhvilluar 37 vazhdime të saj – por, deputetët nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Lënda u dërgua në Kushtetuese nga deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe disa deputetë të tjerë që mandatin e kaluar ishin në opozitë. Kërkesa e tyre kishte të bënte me vlerësimin e kushtetutshmërisë lidhur me ndryshimin e votimit nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nga i hapur në të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Por, Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

Advertisement