Connect with us

Kronike

Ngjarja e rëndë/ Si 49-vjeçarja i vuri flakën vetes dhe më pas u hodh nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në qytetin e Korçës, ku fillimisht u raportua se një 49-vjeçare është hedhur nga ballkoni i katit të katërt pasi në banesën e saj kishte rënë zjarr.

Policia bën me dije se shtetasja me iniciale  S.K, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

49-vjeçarja ka marrë djegie në trup dhe ndodhet në spital për mjekim.

“Sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni. Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.”– njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement