Connect with us

Aktualitet

Ngjarje e frikshme, 70 vjeçari sulmohet nga qentë “Pitbull” (DETAJET)

Një i moshuar është sulmuar sot në Durrës nga dy qen. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit. Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., rreth 70 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët.

Ndërkohë, menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë. Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Advertisement