Connect with us

Aktualitet

Ngjarje e përsëritur? U asfiksuan në magazinën e kompanisë, 6 punonjëse përfundojnë në spital

Gjashtë punonjëse të një firme e cila gjendet në autostradën Tiranë-Durrës, janë paraqitur ditën e djeshme në spital për ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore me frymëmarrjen. Sipas informacioneve, nga hetimi paraprak rezulton se ngjarja ka ndodhur në ambientet e magazinës së kompanisë Rossman&Lala.

Mësohet se punonjëset kanë dëshmuar se kanë shkuar të martën në mëngjes në punë dhe kanë hapur derën nga ku më pas kanë ndjerë një aromë të rëndë dhe pak çaste më vonë nuk janë ndjerë mirë. Punonjëset janë dërguar në një spital privat nga menaxheri për trajtim. Nga marrja në pyetje që grupi hetimor ka bërë, është mësuar që aroma e rëndë është ripërsëritur edhe një herë tjetër para disa muajsh.

Advertisement