Connect with us

Kosova

Ngjarje e rëndë në Gjilan! Dy të vrarë dhe dy të plagosur, arratiset i dyshuari

Dy persona kanë humbur jetën dhe dyshohet se dy persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një incidenti ku janë përdorur armë zjarri sot në Gjilan.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani ka konfirmuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Kemi konstatuar vdekjen e dy personave. Dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani.

I dyshuari për rastin është një shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati

Advertisement