Connect with us

Bota

Ngjarje monstruoze/ Nëna hedh nga ballkoni foshnjën 7 muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katania, ku një nënë ka hedhur nga ballkoni foshnjën e saj.

Maria Rose ishte vetëm shtatë muajshe, por nëna e saj i ka marrë jetën në mënyrë mizore. Sipas mediave italiane tragjedia ndodhi rreth orës 13:30 në Misterbianco, në zonën e Catanias.

Gruaja kishte probleme psikologjike, ndoshta të përkeqësuara nga depresioni pas lindjes, dhe ndiqej nga një administrator mbështetës i emëruar nga Gjykata e Katanias

Vajza e vogël u hodh nga ballkoni i shtëpisë në katin e dytë ku gruaja jetonte me burrin e saj dhe një fëmijë tjetër shtatëvjeçar. Vajza e vogël u ndihmua fillimisht nga kalimtarët, e më pas mori ndihmë mjekësore, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Nëna, e cila në të kaluarën i ishte nënshtruar trajtimit të detyrueshëm mjekësor dhe po ndiqej nga Departamenti i Shëndetit Mendor, u ndalua nga Karabinierët dhe u dërgua në komisariat. Babai i vajzës së vogël, i cili ishte sëmurë, u dërgua në spital. Sakaq, prokurori në detyrë ka hapur një hetim për rastin.

Advertisement