Connect with us

Politike

Ngjarjet kryesore në Shqipëri/ Ironizon Manjani: U nda Meta nga Monika dhe mori malet…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka bërë një bilanc të ngjarjeve që kanë ndodhur këtë 7 mujor në Shqipëri.

Postimi i Manjanit:

Arritje, arritjeeee…!

Rrugë, autostrada, tunele, bypasse, kulla të larta, resorte të reja turistike, 10 milionë turistë, kampe për refugjatë, foto me atlete të bardha, grupe kriminale, grupe armiqsore të brendshëm e të jashtëm, demaskim i dardhangrënësve pas kurrizit, arrestime por dhe largime nga vendi, korrupsioni u thellua, KLP- KLGJ-KLM -FLM QQR – RTSH- SKP- GjKK -VL etj po punojnë fort, Berisha në arrest shtëpie, fitore të zgjedhje me 90%, ia bëmë Greqisë dhe Himarës 8 me 2 Himarës, Beleri u bë eurodeputet, Tavo u bë prefekt pastaj kandidat, ndryshime në qeveri, vdiq Kadareja, Elisa u bë numri 2, Bajram Begaj shkroi një letër për ditë të diele, hapëm dhe mbyllëm listat për deputetë, shqipet do votojnë me postë, u nda Ilir Meta nga Monika dhe mori malet, u fik zjarri në Shëngjin, këngë e valle gjithandej e ç’të renditësh tjetër më parë…!
Gjithë këto gjëra kanë ndodhur.
Dhe të mendosh që këto ndodhën ende pa ardhur ambasadori amerikan..!

Advertisement