Politike
Ngjela: Me mbështetjen e Uashingtonit, Rama tregoi në Athinë se mund të fillojë Çështja Çame
Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Breaking” me gazetaren Fiori Dardha në Top News foli për takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë dhe mesazhin që kreu i ekzekutivit kërkoi të përçonte tek shteti fqinj.
“Dy kanë qenë qendrat e goditjes së Shqipërisë, Kosova dhe Çamëria. Kosovën e morëm. Rama tregoi se do të fillojë çështja Çame. Faktet janë këto, por po të flasim për gjëra të tjera, është fantazi. Rama e foli njëherë para dy vitesh këtë gjë dhe grekët na sollën ushtrinë këtu.
Rama e përfshiu energjikisht këtë çështje. Përse? Të shikojmë se ku e ka mbështetjen Edi Rama. Ku e gjen fuqinë që të hyjë e të dalë në konflikt me Greqinë? Në Uashington, mendoj unë!”- u shpreh Ngjela.
Sa i takon deklaratës së bërë nga Dora Bakojanis, motra e kryeministrit grek dhe njëkohësisht eurodeputete në PE, avokati tha se nëna e Kyriakos Mitsotakis, kreut të qeverisë greke është shqiptare.
Disa vite ka qenë emigrantët shqiptarë po trajtohen si njerëz. Me kë flet Bakoyanis? Nënën e ka shqiptare ajo, Marika e ka emrin, e di unë. E kemi takuar njëherë në Kretë”- shtoi Ngjela ndër të tjera.
Sa i takon mesazhit që vizita e Ramës dha për Athinën zyrtare, Ngjela tha se ishte një lloj “hakmarrje” për çështjen e Belerit si dhe mundësi që të rihapet “Çështja Çame”.