Connect with us

Kosova

Ngjela paralajmëron shkatërrimin e Beogradit, injorantët me psikikë të errët

Ndonëse Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar per nje takim trepalësh mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 6 qershor në Bruksel, një gjë e tillë nuk ndodhi. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell, deklaroi se takimi nuk u zhvillua, për shkak të tri kushteve të vendosura nga kryeministri I Kosoves

Kurti për takim me Vuçicin, vendosi si parakusht formalizimin e marrëveshjeve bazike, që duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive; tërheqjen e letrës së rezervimit e deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.

Lidhur me këtë dështim të takimit, sot ka folur edhe avokati I njohur Spartak Ngjela. Ai ka thënë se Kurti bëri mirë që vendosi kushtet e tij, por edhe i ka quajtur ‘turp’ kushtet e Vucicit. Avokati gjithashtu ka akuzuar serbët se jetojnë ende me gënjeshtrën shekullore që Kosova “është zemra e kombit” të tyre.

“Pyetja është kjo? Mirë tri kushtet e Albin Kurtit, por a i patë kushtet e Vuçiqit? Turp historik! Po ku kanë pasur ndonjëherë turp serbët për tërë atë mizori shekullore që kanë bërë kundër shqiptarëve! Asnjëherë. Kosova e pavarur i ka bërë të mallkojnë jetën e tyre. Kjo sepse ata e dinë që nuk janë as komb e as shtet një etnik. Serbët në thelb janë injorantë me psikikë të errët që besojnë ende ne genjeshtren shekullore, se Kosova eshte “zemra” e kombit të tyre.

Sipas avokatit, Serbia edhe pse po armatoset nga Kina e Rusia, po shkon drejt shkatërrimit përfundimtar.

“Prandaj gënjejnë dhe lobojnë me histeri nacionaliste popullin e tyre. Iu hipen me vrull hysteria kolektive, te cilen ata e quajne PATRIOTIZEM, dhe prandaj krijojnë ngjarje si Banjska. Kurse shqiptarët tallen me ta. Kosova ka mbrojtje solide amerikane, kurse serbët me spiunët e tyre flasin per përralla hajdutësh… Kjo është situata” –  ka theksuar Spartak Ngjela teksa dhe ka vleresuar se “shqiptaria është në progresin e saj të madh historik”…..

Advertisement