Aktualitet
Ngrirja e fondeve të huaja, Trump tërhiqet vetëm për programet e ndihmës humanitare globale! Ambasada e SHBA njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë një hap pas në lidhje me ndihmën humanitare globale. Teksa presidenti Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë dhe rishikimin e tyre, ky vendim ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA-ve.
Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi dje (29 Janar) ndërprerjen e financimeve për institucionet dhe organizatat në Shqipëri, përfshirë edhe ato të drejtësisë, si SPAK.
Mirëpo duket se situata ka ndryshuar 24 orë më pas.
Ambasada e SHBA-ve lëshoi sot (30 Janar) një tjetër njoftim të shkurtër, referuar edhe vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”. Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.
Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale.
Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.