Connect with us

Sport

Nicolo Zaniolo largohet nga Roma, kontratë shumëvjeçare në Stamboll

Nicolo Zaniolo është futbollisti më i ri i Galatasaray në Turqi. Sulmuesi anësor ka firmosur për katër vite e gjysmë me klubin nga Stambolli, duke u larguar nga Roma për 15 milionë euro + bonuse. Klubi turk regjistroi 23 vjeçarin në faqen e internetit të Federatës Turke të Futbollit (TFF), që do të thotë se ai ka të drejtë të luajë për klubin e tij të ri që në ndeshjen e ardhshme. Zaniolo nënshkroi një marrëveshje shumëvjeçare me “Luanët”, që do të përfundojë në verën e 2027. Roma ia ka dalë të mbajë 20 përqind të kartonit të lojtarit, duke shpresuar te një shitje e mundshme e tij. Galatasaray do të paguajë një pagë prej 900 mijë euro për Zaniolo për pjesën e mbetur të sezonit 2022-2023 dhe lojtari italian do të marrë një pagë 2.75 milionë euro për sezonet e tjera. Klauzola e largimit është 35 milionë euro. Përveç kësaj, Galatasaray dhe Roma ranë dakord të luajnë një miqësore në vitin 2023 dhe të gjitha të ardhurat nga ndeshja do t’u dhurohen viktimave të tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri. Zaniolo luajti për Romën për katër sezone e gjysmë, ku shënoi 24 gola dhe bëri 18 asistime në 128 paraqitje.

Advertisement