Pinknews
Nik Xhelilaj dhe të pathënat e jetës së tij, Isha 14 vjeç kur u arratisa dhe babai…
Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, ka rrëfyer së fundmi disa detaje në lidhje me jetën e tij private.
Teksa ishte i ftuar në “Top Albania Radio”, Xhelilaj zbuloi se në moshën 14-vjeçare ka bërë një shkollë ushtarake në Turqi, me detyrim nga prindërit. Por Nik vendosi që të mos e vazhdonte dhe që të arratisej prej aty.
Një veprim i tillë aktorit i ka kushtuar shtrenjtë, pasi babai i tij nuk i ka folur për gjashtë muaj me radhë.
“Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami: ‘jo jo… unë aplikova emrin tënd…’.
Edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga ‘Pallati Kulturës’ deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-‘98 unë e lash shkollën.
Vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa. E kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rresht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, rrëfeu Xhelilaj.