Connect with us

Politike

Nikoll Lesi zbulon prapaskenat e negociatave mes PS dhe PD-së së Berishës

Nikoll Lesi ka folur për negociatat mes mazhorancës dhe opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Lesi tha në emisionin “Të paekspozuarit” se kushti kryesor i këtyre negociatave është vula e Partisë Demokratike, e cila i duhet dhënë shumicës që drejtohet nga Berisha.

“Me aq sa kuptoj ka një zhvillim pozitiv me PD-në e Berishës. Ardhja e Gjekmarkajt dhe Bardhit është pozitive, por jo një element që mund të rrëzojë Ramën.

Negociata ka, por pala e Berishës kanë kërkuar dhënien e vendimit të gjykatës për vulën dhe emrin e PD, ky është kushti kryesor. Po morën vulën kanë një shpresë. Për vulën dhe për siglën po luhet gjithçka.

Me Saliun që ka 500 mijë vota, nuk mundet Edi Rama me 800 mijë vota. Jo Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, por edhe 50 të tjerë, nuk e rrëzojnë dot, sepse duhet pjesa gri. Nëse nuk preket 20 përqindshi gri, nuk kanë asnjë shpresë për të ardhur në pushtet.

Këta kanë kërkuar që të ndërhyhet që vendimi i Gjykatës së Apelit të jepet brenda muajit mars ose prill”, tha Lesi.

Advertisement