Connect with us

Kronike

DETAJE/ Nipi i ish-policit Reçi në makinë me Doklen

Endrit Dokle, mbrëmjen e së premtes nuk ka qenë i vetëm në makinë. Bashkë më të udhëtonin Fatjon Murati dhe Gentjan Reçi, të dy persona që ishin listuar nga Prokuroria e Kurbinit për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën e Fushë Krujës, ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe Brilant Martinaj.

Me firmën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ishte kërkuar të merrej në pyetje Gentjan Reçi, nipi i ish-policit Xhelal Reçi, i ekzekutuar para një viti, ku dyshohej se autor ishte Brilant Martinaj. Po ashtu, kërkohej edhe Murati, ndërsa Endrit Dokle shkoi në hetuesi duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë lidhje as me masakrën e Fushë Krujës, por as me zhdukjen e bossit të lojrave të fatit, Ervis Martinaj, prej të cili nuk ka asnjë gjurmë nga data 9 gusht.

Vetë Dokle ka lidhje krushqie me Gentjan Reçin dhe Xhelal Reçin. Pas vrasjes së ish-policit dyshohej se fshihej i riu Brilant Martinaj, por kjo nuk u provua kurrë nga Prokuroria. Ndaj u dyshua që për vrasjen e tij, shkak mund të ishte hakmarrja e Dokles për vrasjen e ish-policit, me të cilin kishte lidhje krushqie. Për të njëjtën arsye, u dyshua se kishte gisht edhe në zhdukjen e Ervis Martinajt, por vetëm ai ka mohuar kategorikisht çdo gjë.

Ndaj dhe po kërkoheshin nga Policia, ndërsa u kërkua që të vëzhgohej edhe kartela e tyre në sistemin TIMS, pasi dyshohej se të rinjtë Reçi dhe Murati ndodheshin ende në Shqipëri.

Advertisement