Connect with us

Aktualitet

Nis gara e madhe/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në Dukagjin pa asnjë incident

Gjatë ditës së sotme la nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 2, që përfshin zonën e Dukagjinit dhe Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër. Mësohet se deri tani nuk ka asnjë problematikë sa i takon procesit të shpërndarjes.

Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

Advertisement