Connect with us

Politike

Nis lufta në PD, Kelliçi sulmon Alimehmetin

Pas hapjes së garës së primareve në PD, ka filluar edhe lufta e brendshme mes Belind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit, qe kane deklaruar kandidimin. Këlliçi ka sulmuar Alimehmetin duke deklaruar se për garën përballë Veliajt në Tiranë duhet një kandidaturë politike dhe jo nga shoqëria civile.

Duke folur në emisionin “Log” në ABC, Këlliçi tha se kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë.

“Unë gjykoj që një modeli si Erion Veliaj përballë, tërësisht politik, ne duhet t’i përballemi padiskutim politikisht. Kjo është një betejë padiskutim politike. Unë gjykoj që kushdo që e gjykon se përballja me Erion Veliajn nuk është betejë politike, në rastin më të mirë nuk është i sinqertë”, tha Këlliçi.

Advertisement